Vlorë, sekuestrohen 26 kg kanabis; arrestohet 21-vjeçari

03/04/2017 08:50

Policia e Vlorës ka sekuestruar 26 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar një 21-vjeçari si zotëruesin e lëndës narkotike.

Droga është gjetur në një automjet të bllokuar nga efektivët e policisë në aksin rrugor Vlorë – Babicë e Madhe. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Monsiljo Shia.

Kanabisi ishte ndarë në 4 thasë sintetikë, të futur nëpër qese të zeza plastike.

Top Channel