“Revolucion” hapësinor

31/03/2017 00:00

Një raketë “Space X Falcon 9”, e nxjerrë nga deti pas fluturimit inaugurues të saj, vitin e kaluar, është nisur edhe një herë në mision nga Florida të enjten, në një lancim të parë të suksesshëm të një mjeti orbital të përdorur, që më pas është ulur sërish mbi një platformë në oqean.

Një raketë “Space X Falcon 9”, e nxjerrë nga deti pas fluturimit inaugurues të saj, vitin e kaluar, është nisur edhe një herë në mision nga Florida të enjten, në një lancim të parë të suksesshëm të një mjeti orbital të përdorur, që më pas është ulur sërish mbi një platformë në oqean.

Arritja e paprecedentë e rilancimit të një raketë të përdorur dhe uljes së sigurt të saj, është vlerësuar nga themeluesi miliarder i Space X, Elon Musk, i cili e ka quajtur këtë një hap revolucionar në përpjekjen e tij për të ulur koston e lancimeve dhe për të shkurtuar intervalet mes fluturimeve në orbitë.

“Kjo është një ditë e madhe”, i tha Musk gazetarëve pas lancimit. Kompanisë kaliforniane që realizoi gjithçka iu deshën 15 vite për të demonstruar se një raketë e nxjerrë nga një oqean pas një fluturimi të vetëm në orbitë, mund të rikthehet në formë dhe të ripërdoret.

Tani, pretendimi i radhës, është rimarrja e raketës dhe rilancimi i saj brenda 24 orësh, një objektiv që mund të arrihet sipas drejtuesve të kompanisë Space X, para fundit të vitit.

Raketa “Falcon 9”, kishte fluturuar në orbitë në prill të vitit të kaluar për të hedhur një satelit komunikacioni për llogari të një kompanie nga Luksemburgu.

Duke ripërdorur raketat, “Space X” synon të reduktojë koston me rreth 30 për qind. Ajo po punon ndërkohë edhe për një raketë hapësinore pasagjerësh, me dy turistë të paidentifikuar që kanë prenotuar që tani një udhëtim të ardhshëm përreth hënës. Qëllimi afatgjatë i kompanisë,  sipas Musk, është ngritja e një kolonie në mars dhe transporti i njerëzve dhe mallrave mes planeteve.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel