Policia Rrugore, mbi 1500 masa administrative në 24 orët e fundit

31/03/2017 00:00

Policia Rrugore, gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1553 raste në të gjithë vendin.

Nga këto, 230 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 224 për përdorimin e celularit, 218 për parakalim të gabuar, 38 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 37 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Ndërsa, pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Janë pezulluar 25 leje drejtimi gjithsej. Nga këto, 2 për përdorim alkooli, 18 për shpejtësi tej normave të lejuara, 5 për mosrespektim semafori. Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, 2 për përdorim alkooli dhe 6 pa leje drejtimi.

Top Channel