Luan Rama: LSI s’i shkel syrin askujt

31/03/2017 00:00

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me banorët e Bashkisë së Vaut të Dejës.

“LSI është një forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ia luan syrin as PD-së dhe as PS-së, ajo i ka sytë tek e vërteta dhe qytetarët”, ka thënë Rama gjatë këtij takimi.

Ai ka theksuar se, LSI do zgjedhje sipas standardeve për Shqipërinë dhe jo zgjedhje për partinë.

Top Channel