Kapet 230 kg kanabis në Janinë

31/03/2017 00:00

Një sasi prej 230 kilogramë kanabis u sekuestrua prej antidrogës së Janinës, në vendin e quajtur Likostomo, gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Sipas antidrogës, lënda narkotike po transportohej prej 4 shtetasve grekë, një prej të cilëve me origjinë shqiptare. Dy prej të ndaluarve janë femra, 25 dhe 54 vjeç, si dhe dy meshkuj 22 dhe 25 vjeç.

Sipas policisë greke, të dyshuarit u pikasën në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Konicë, dhe në vazhdim u vunë nën survejim. Prej kontrollit që iu bë automjetit të tyre, u gjet e paketuar sasia e lëndës narkotike.

Sipas burimeve policore, të arrestuarit do ta dërgonin lëndën narkotike në Athinë, ku dhe do ta dorëzonin tek një shtetas shqiptar.

Top Channel