Rama: Rezoluta e PPE nuk u votua nga PD

30/03/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar rrjeteve sociale për të publikuar rezolutën e Partive Popullore  Europiane dhe qëndrimin e Partisë Demokratike, e cila është pjesë e PPE-së.

“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në insititucionet e vendeve të tyre respektive, si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente. PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”, shkruan Kryeministri, që e shoqëron postimin e tij me linkun e rezolutës së miratuar.

Një ditë më parë, në Kongresin e PPE-së në Maltë u votua rezoluta për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë PD përfaqësohej nga kryetari Lulzim Basha, që në fjalën e mbajtur para të djathëve europianë ngriti shqetësimin kryesor të opozitës shqiptare për zgjedhjet dhe kërkesën për qeveri teknike.

Top Channel