Shisnin lëndë eksplozive, 2 të arrestuar në Lushnjë

29/03/2017 00:00

Pas një hetimi prej disa javësh, policia arrestoi në rrethrrotullimin e Lushnjës dy persona të cilët shisnin lëndë eksplozive.

Sokol Isufaj, 35 vjeç dhe Ahmet Myftari, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, u kapën me 1 kallëp tritol gjatë operacionit të koduar “Çerma”.

Isufaj dhe Myftari, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve plasëse, në bashkëpunim me njëri-tjetrin u siguronin   porositësve, sipas kërkesës, sasi eksplozivi kundrejt shumave deri në 500 euro.

Top Channel