Sarandë, makina del nga rruga; humb jetën 50-vjeçari

29/03/2017 08:55

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës pranë fshatit Janjar dhe si pasojë e tij ka humbur jetën një 50-vjeçar.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi me inicialet E.M.

Makina që drejtonte 50-vjeçari ka dalë nga rruga për shkaqe që nuk dihen ende.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Top Channel