Plotësimi i KZAZ-ve, KQZ shtyn afatin deri më 3 prill

29/03/2017 00:00

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve shtyu deri më datë 3 prill vendimarrjen për caktimin e anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Në total janë 45 anëtarë dhe 45 sekretarë të KZAZ-ve që duhen plotësuar pas refuzimit të opozitës që të sillte emrat e tyre deri më datë 15 mars.

Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ u drejtohet qytetarëve të interesuar për t’u bërë pjesë e këtyre komisioneve nëse partitë politike nuk e bëjnë këtë.

Thirrjes së KQZ-së në këtë rast i janë përgjigjur 200 qytetarë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e KZAZ-ve në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndërkohë, KQZ i dha mandatin e deputetit Xhevit Bushajt të Partisë Socialiste pa dorëheqjes së Ervin Koçit.

Top Channel