Meta: Kriza politike cenon reformat

29/03/2017 00:00

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në trajnimin informues mbi procesin e integrimit europian me të rinjtë në qytetin e Fierit.

“Integrimi europian do të thotë nivel europian të komunikimit në politikë. Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për gjithë ecurinë e integrimit të vendit”, tha Meta.

Kreu i LSI-së nënvizoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik, për të garantuar, sipas tij, zgjedhje të standardeve europiane.

“Në 18 qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve europiane. Zgjedhjet të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike, apo të një krize zgjedhore. Kriza politike na largon nga Bashkimi Europian dhe njëkohësisht cenon ecurinë e të gjithë reformave të tjera”, u shpreh ai.

Top Channel