Elbasan, e vë poshtë fuoristrada; humb jetën 35-vjeçari

29/03/2017 00:00

Një 35-vjeçar humbi jetën në një aksident në qendër të qytetit të Elbasanit pasditen e së mërkurës.

Një mjet tip fuoristradë, me shpejtësi tej normave ka humbur kontrollin duke përplasur dy mjete të tjera që ishin të parkuara dhe më pas 35-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë.

Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve për të nxjerrë trupin e të aksidentuarit, i cili përfundoi poshtë makinës. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, Ardian Rika nuk mundi të shpëtojë. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po heton për rrethanat.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se fuoristrada lëviste me shpejtësi të madhe edhe pse ishte në qendër të qytetit ku lëvizjet janë të dendura.

Përplasja me mjetet e parkuara dhe me një pemë uli shpejtësinë e automjetit pasi pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda në trotuarin e mbushur me njerëz dhe me dyqanet ngjitur.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel