Ruçi: Në zgjedhje, me apo pa LSI. PS ka platformën e saj

28/03/2017 00:00

Nga Libofsha e Fierit, ku ka marrë pjesë në ndarjen e 435 lejeve të legalizimit të pronës, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi është ndalur jo vetëm tek situata politike në vend, por edhe tek marrëdhënia me aleatin kryesor, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ruçi ka theksuar se Partia Socialiste e ka shprehur vullnetin e saj politik, por LSI ende nuk ka marrë një vendim. Ai ka shtuar se me apo pa koalicion, Partia Socialiste do të shpalosë alternativën e saj në zgjedhjet e qershorit.

Ruçi është ndalur edhe tek qëndrimi i ndërkombëtarëve përsa i përket bojkotit të opozitës, duke ftuar këtë të fundit që t’i dëgjojë ato.

Ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të PS ka vlerësuar punën e bërë nga drejtoria rajonale e ALUIZNI-t në Fier.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Fierit, Armondo Subashi, i pranishëm në këtë takim është shprehur se procesi ka ecur me ritme të shpejta dhe tashmë, nga ana e bashkisë po punohet për certifikimin e tokës bujqësore.

Top Channel