Makina në flakë, rëndohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës

28/03/2017 19:05

Një automjet Alfa Romeo është përfshirë nga flakët gjatë pasdites pranë mbikalimit të Rinasit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Një zjarrfikëse ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Qarkullimi është bllokuar për disa minuta.

Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit në automjet nuk bëhen të ditura.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel