Lezhë, përplasen 2 automjete; plagosen dy pasagjerë

28/03/2017 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme tek vendi i njohur si Kryqëzimi i Gjadrit, në Lezhë, nga i cili dy persona kanë mbetur të plagosur.

Nga të dhënat e fundit rezulton se dy automjete, me targat “AA 736 AY” dhe “AA 959 LS” janë përplasur me njëri tjetrin.

Për pasojë, dy pasagjere që ndodheshin në mjetin e dytë kanë mbetur të lënduara. Ato janë dërguar në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë ndaluar drejtuesit e dy mjeteve, të identifikuar me inicialet U.Sh dhe N.Rr, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel