Alicia Vikander, një Lara Croft e re

28/03/2017 00:00

Tre foto të Alicia Vikander si Lara Croft janë publikuar nga “Vanity Fair”.

Aktorja e cila do të interpretojë këtë personazh, që më parë është interpretuar nga Angelina Jolie, duket shumë seksi, edhe pse e lodhur.

Aktorja suedeze shihet në një foto në plazh, ndërsa në një tjetër, në pyll. Ndërsa, fotoja e tretë na e tregon mbi një grumbull gurësh të mëdhenj.

Lara Croft është personazhi i video-lojës “Tomb Raider”, që është lançuar për herë të parë në vitin 1996. Në ekranin e madh, Lara Croft është interpretuar nga Angelina Jolie në dy filma, në vitin 2001 dhe në vitin 2003.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel