Julian Sinanaj refuzon hetuesit grekë

27/03/2017 00:00

I dënuari si vrasës me pagesë Julian Sinanaj ka refuzuar t’u përgjigjet hetuesve grekë të cilët kishin ardhur në vendin tonë për ta marrë në pyetje.

Grupi i hetuesve dhe ekspertëve nga vendi fqinj donin ta pyesnin Sinanajn në lidhje me një ngjarje kriminale, shpërthim, të ndodhur në Selanik.

Por burime të Top Channel pohuan se përgjigjia e Sinanajt ka qenë e shkrutër dhe refuzuese.

“Nuk kam lidhje me asnjë ngjarje kriminale në Greqi”, ka thënë ai, duke refuzuar të japë llogari për pyetjet që kishin përgatitur hetuesit helenë.

Julian Sinanaj u dënua nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me 30 vite burgim, pasi u gjet fajtor për vrasje dhe vendosje të lëndëve shpërthyese kundrejt pagesës.

Top Channel