Grabitet nga dy persona një farmaci në kryeqytet

25/03/2017 00:00

Një farmaci u grabit gjatë mbrëmjes së të shtunës në rrugën e “Kavajës” në kryeqytet.

Dy persona të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohet të kenë qenë edhe me armë zjarri, arritën të merrnin rreth 15000 lekë dhe u larguan me shpejtësi përmes rrugicave të zonës duke përfituar edhe nga errësira.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel