BE “betohet” për bashkim, 60-vjetori i traktatit

25/03/2017 00:00

Krerët e 27 vendeve anëtare të BE-së, pa Mbretërinë e Bashkuar, hodhën firmat e tyre mbi deklaratën e re, një formë nderimi për marrëveshjen që përpara 6 dekadave i hapi rrugën krijimit të Bashkimit Europian.

Për 60 vjetorin e BE-së dhe pas Brexit, nënshkrimi i dokumentit simbolik ishte një gjest për të treguar unitetin e bllokut dhe për të parë të drejt të ardhmes.

Liderët europianë konfirmuan angazhimin e tyre, sidomos në këtë periudhë të trazuar, për projektin europian, i cili duhet të përfshijë patjetër edhe Ballkanin Perëndimor.

Ishte vetë Komisioneri për Zgjedhimin, Johanes Hahn që shkroi në “Twitter” se e ardhmja e Europës nuk mund të konceptohet pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja hodhi një hije të rëndë mbi festimet e 60 vjetorit, por  kancelarja Angela Merkel tha nuk pret largime te tjera nga blloku dhe duket se bindur se Brexit nuk do të imitohet nga të tjerë.

Top Channel