Instagrami ka nisur të mjegullojë “përmbajtjet e ndjeshme”, edhe nëse fotot apo videot e postuara nuk shkelin rregulloren e kompanisë.

Rrjeti social bllokon aktualisht çdo përmbajtje pornografike ose pamje të rënda që nuk i përmbahen rregullores, por tashmë po shton dhe opsionin “blur” për ato postime që janë sinjalizuar nga përdoruesit si të ekzagjeruara.

Ata që duan ta shohin gjithsesi foton apo videon e “mjegulluar”, duhet të prekin mbi postimin në mënyrë që ai të shfaqet normalisht.

Top Channel