Egjipt, lirohet ish-presidenti Hosni Mubarak

24/03/2017 00:00

Ish-Presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka dalë nga burgu, 6 vite pas protestave masive që e rrëzuan nga pushteti që ai kishte prej vitit 1981, pas vrasjes së tretë të Egjiptit, Anwar Sadat.

Mubarak la spitalin ushtarak ku ishte i shtruar, në jug të Kajros, dhe ka shkuar në shtëpinë e tij në veri të Heliopolis, ka bërë të ditur avokati i tij.

Lirimi i tij u vendos në fillim të këtij muaji, pasi Gjykata e Apelit përcaktoi pafajësinë e tij për vrasjen e protestuesve në vitin 2011.

Në 2012, kur në pushtet ishte Mohamed Morsi, Mubarak u shpall fajtor për konspiracion, vrasje të protestuesve dhe korrupsion dhe së bashku me bashkëpunëtorët më të afërt të tij u dënua me burgim të përjetshëm.

Por vitin e shkuar, menjëherë pas rrëzimit të Morsit dhe marrjes së pushtetit nga ushtria u urdhërua një rigjykim i dosjes hetimore.

Mubarak udhëhoqi Egjiptin nga viti 1981 deri në vitin 2011 kur u rrëzua nga protestat masive që përfshinë vendin, pjesë e asaj që u quajt “pranvera arabe”. Para se të aktivizohej në politikë, 86-vjeçari ka qenë një oficer karriere në ushtrinë egjiptiane.

Top Channel