7 maj, data e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës

24/03/2017 10:45

Presidenti Bujar Nishani dekretoi caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie të Kavajës pas shkarkimit të Elvis Rroshit në zbatim të ligjit të dekriminalizmit.

Në Kavajë do të votohet më 7 maj të këtij viti për kryetarin e ri. Dekretimi i datës së zgjedhjeve lokale në Kavajë nga Presidenti erdhi pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesën e Rroshit për kthimin e mandatit.

Prokuroria e kishte kërkuar shkarkimin e Rroshit në muajin dhjetor, pasi nuk deklaroi në formularin “Për Dekriminalizimin” një dënim për veprën penale të “përdhunimit në grup”, në vitin 1995 në Itali, përdorimin e disa emrave në Zvicër, si dhe ndalime dhe hetime për trafik droge në Itali dhe Zvicër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA