Vlorë, një mjet përfshihet nga flakët

23/03/2017 00:00

Një mjet tip Mercedes, me targa AA824IX, është përfshirë nga flakët, për shkak të një shkëndije elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në rrugën trans-ballkanike, rreth orës 23:30.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilët kanë fikur zjarrin dhe kanë bërë të mundur heqjen e baterisë së mjetit, e cila dyshohej të ishte shkaku i shkëndijës elektrike.

Gjithsesi, specialistët do të mund të nxjerrin edhe shkaqet që shkaktuan zjarrin në këtë mjet.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel