Edhe pse duket si një lodër fëmijësh, atë mund ta quani si të doni, ose makinë, ose biçikletë, por shumë shpejt mund të zërë hapësira të mëdha në rrugët tona.

E konceptuar si një biçikletë me 4 rrota, ajo mund të shërbejë për transportin e një personi brenda qytetit pa harxhuar energji dhe pa u shqetësuar shumë për të gjetur parkim.

Por ndryshe nga biçikletat klasike ajo ofron disa avantazhe. E para mund të përdorësh pa u shqetësuar nëse është kohë e mirë apo shi.

Së dyti ajo ka një bateri që mund të të ndihmojë në ecje deri në 60 kilometra dhe mund të arrijë deri në 25 km/orë.

Së treti nuk do keni kurrë probleme me ekuilibrin.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel