Gjëegjëza e barcaleta në Kuvend

23/03/2017 00:00

Debati mes Ben Blushit dhe deputetëve socialistë, Taulant Balla dhe Erjon Braçe, u bë këtë të enjte nëpërmjet barcaletave dhe gjëegjëzave.

“Para një muaji ju kam treguar një gjëegjëzë dhe ju s’e keni gjetur akoma përgjigjjen. Ju lashë një muaj kohë ta gjenit. Gjëegjëza ishte kështu: unë kam një mace, ja jap Erjon Braçes, macja kafshon Taulant Ballën, kush e ka fajin? Macja që ju thashë unë Erjon, ja ku është (bën me gisht nga Kryeministri Rama). Ua dhashë juve në vitin ’98 a ’97 dhe ajo ju ka kafshuar të gjithëve ju. Kjo është arsyeja që unë ika, se nuk pranoj kafshimin e maces”, deklaroi Blushi.

Një tjetër përgjigje kishte Erjon Braçe lidhur me fajësinë duke thumbuar Blushin.

“Pyetja ishte kush e ka fajin, përgjigjja është Baftjari, por Baftjari që ka shumë lekë”, tha Braçe.

Me të njëtën gjuhë dhe me të njëjtin personazh, macen i është përgjigjur edhe Taulant Balla.

“Një mi, po vinte vërdallë dhe ra në një kade me verë. Vjen macja dhe miu i thotë; aman më shpëto. Patjetër, i thotë macja, por ama me një kusht; kur të të nxjerr nga kadja do të të ha. Më shpëto nga këtu, i tha miu, pastaj bëj ça të duash mbrapa. E nxjerr macja nga kadja, sa iku hyri në një vrimë. Macja i thotë, po ti, s’e mbajte fjalën? Epo isha tapë, i tha miu”, deklaroi Balla.

Top Channel