Shpërthim në një repart ushtarak në Porto Romano

22/03/2017 00:00

Një shpërthim ndodhi në repartin ushtarak në Porto Romano të Durrësit gjatë pasdites së të mërkurës, ku mbeti i plagosur, një rreshter dhe një punonjës i Albcontrol, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të pastrimit të territorit të repartit ushtarak.

Mësohet se pasi ata kanë korrur barin brenda territorit të repartit ushtarak, i kanë vënë zjarrin, ndërsa besohet se një kapsollë shpërtheu.

Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve raportohet të jetë e qëndrueshme, pasi kanë vetëm djegie të lehta.

Ministria e Mbrojtjes thotë se policia militare dhe ajo e shtetit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë verifikimet për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi.

Top Channel