Itali, 10 tonë drogë nga Shqipëria kapur në 12 muajt e fundit

22/03/2017 00:00

Në 12 muajt e fundit në Itali janë sekuestruar rreth 10 tonelata lëndë narkotike që vinin nga Shqipëria.

Sasitë e konsiderueshme të drogës kanë mbërritur në rrugë detare dhe kanë pasur si pikë zbarkimi rajonin e Pulias, kryesisht në Bari.

Të dhënat janë publikuar nga Guardia di Finanza në bilancin e saj vjetor.

Pulia mbetet kështu pika kryesore e interesit për trafikun e drogës dhe tendenca rezulton në rritje, nisur nga fakti se operacionet e GDF në 3 muajt e parë të 2017-s përputhen me totalin e tërë vitit të kaluar, 2016.

Top Channel