Identifikohet kufoma e dekompozuar në plazhin e Zvërnecit

22/03/2017 08:15

Policia identifikoi mbi bazën e AND-së trupin e pajetë që u gjet pak javë më parë në bregdetin e Zvërnecit.

Bëhet fjalë për Luan Isain, 31 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në lagjen “Pavarësia”, në qytetin e Vlorës.

Familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të riun që prej datës 15 Shkurt 2017. Policia po vijon hetimet për zbulimin e shkaqeve të mbytjes, ndërsa dyshohet se ai ishte nisur me gomone drejt Italisë për të transportuar kanabis.

Por, ngjarja nuk ka lidhje me skafin e braktisur me drogë që u gjet pranë Sazanit pak ditë më parë. Për këtë ngjarje dyshohet për dy të zhdukur të tjerë në det.

Top Channel