Durrës, arrestohen ambalazhuesit e hashashit

22/03/2017 11:30

Policia e Durrësit goditi një grup që ambalazhonte hashash në një banesë të marrë me qira.

Hermes Kalemi, 22 vjeç, Saimir Sula, 24 vjeç dhe Enriko Driza, 20 vjeç, të gjithë banues në Plazh u arrestuan në banesën e lagjes numër 13, ku mbështillnin lëndë narkotike, duke e bërë gati për  tregtim, kundrejt pagesës prej një mijë lekë të reja për një qese. 

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre u gjetën në banesë dy pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë rreth 2.2 kg hashash, disa qese të gatshme për tu hedhur në treg dhe 206 qese bosh.

Top Channel