Arrestohen dy persona për falsifikim dokumentesh

22/03/2017 00:00

Policia ka finalizuar me sukses mesditën e sotme operacionin e koduar “Sogiorno”, duke vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Në pranga janë vënë shtetasit Hasan Milushi, 50 vjeç dhe Fatmir Stankova 49 vjeç, të cilët, sipas policisë falsifikonin dokumente me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve.

Dy personat u vunë në pranga në Tiranë, teksa ishin duke shkëmbyer disa dokumente italiane.

Top Channel