10 vite burg vrasësit të Kërtushës

22/03/2017 00:00

Pothuajse një vit pas vrasjes së 30-vjeçarit Asllan Kërtusha, në qytetin e Durrësit, gjykata ka dënuar me 10 vite burg autorin Gëzim Kajno.

Ngjarja ndodhi në një lokal të qytetit bregdetar mbrëmjen e 1 marsit të vitit të kaluar, ndërsa familjarët e viktimës Asllan Kërtusha janë irrituar nga dënimi i ulët, që sipas tyre gjykata dha për këtë vrasje.

Famijarët e 30-vjeçarit do të apelojnë vendimin, ndërsa në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe kushëriri i autorit, Bledar Kajno.

Ngjarja ndodhi pas një sherri në lokal, ndërsa palët kishin lidhje shoqërore.

Top Channel