Ruçi në Roskovec: Gati të diskutojmë për zgjedhjet

21/03/2017 00:00

Nga Bashkia Roskovec, ku janë shpërndarë 755 leje legalizimi, kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi është shprehur edhe njëherë për situatën poltike në vend.

Ruçi tha se kriza që po krijohet bëhet me qëllim për të destabilizuar vendin. Ju dhe ne, u tha ai të pranishëmve, kemi një detyrim moral dhe kushtetues që të mos e lejojmë këtë destabilitet.

“Ne jemi gati të ulemi dhe të diskutojmë me palët e interesuara për korrigjime apo rregullime për procesin zgjedhor të 18 qershorit, por deri tani nuk kemi marrë asnjë propozim”, tha më tej Ruçi.

Top Channel