Apple shmangu pompozitetin dhe konferencat e mirëorganizuara për të njoftuar për publikun risitë që do të sjellë këtë vit.

Gjiganti amerikan i teknologjisë u mjaftua me dy njoftime të shkurtra të shpërndara për mediat dhe më pas të publikuara edhe në faqen zyrtare, për t’u thënë të gjithë të apasionuarve pas pajisjeve të saj, dy risi.

Risit janë në dy fusha, pamja dhe çmimi.

Tek e para, Apple njoftoi se do të sjellë këtë vit (me gjasa në shtator) iPhone më ngjyrë të kuqe, duke u dhënë larmishmëri ngjyrave tradicionale.

Sa i takon të dytës, bëhet fjalë për produktin iPad. Tabletët e këtij viti do të kenë një ekran 9.7 polësh, pak më të hollë se iPad 2 dhe me një çmim shumë herë më të ulët se iPad Air.

Ky produkt do të kushtojë 330 dollarë, do të ketë procesorin super të shpejtë A9 të Apple, por jo cilësinë e ekranit dhe bokset e  iPad Pro.

Top Channel