Pas Tag Heuer, edhe marka historike e luksit, Montblanc hyn në tregun e orave smart.

Shoqëria ka nxjerrë Summit, ora inteligjente e bazuar në Android. Summit ka versionin më të azhornuar të sistemit Android Wear, 2.0 dhe një procesor Snapdragon të Qualcomm.

Pajisja ndërthyr tradicionalen me modernen: ka një zemër me teknologji të avancuar, në një kasë “klasike”, nga dizenjues të frymëzuar nga koleksioni historik i 1858.

Ekrani Amoled është i rrumbullakët, prej 1.39 polsh dhe është në xham zafiri të bombarduar lehtësisht. Rezistent ndaj ujit dhe pluhurave dhe përputhet si me telefona Android dhe me iPhone. Baza e ushqimit është magnetike dhe bateria zgjat një ditë, me një cikël komplet ushqimi që është katër orë.

Ndërsa për çmimin, Cnet thotë se do të nisë nga rreth 890 dollarë.

Top Channel