Konflikti banal në Bathore, arrestohen 4 persona

18/03/2017 00:00

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e të premtes në Bathore, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, duke vënë në pranga 4 persona.

Sipas policisë, konflikti ka nisur fillimisht mes dy adoleshentëve 16-vjeçarë, L. C dhe K.P, vetëm për një shikim. Në konflikt u përfshin më pas edhe dajat e K.P, Aleksandër dhe Altin Barlika, dhe babai i L.C, Rasim C., të cilët janë goditur me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikti më pas është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku dy vëllezërit Barlika dhe nipi i tyre kanë nxjerrë një armë pistoletë dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj L.C, R.C, dhe D.C. L.C më pas ka marrë një armë gjahu tip çifte me të cilën ka qëlluar Aleksandër Barlikën, i cili ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, si dhe ka marrë dëmtime të lehta trupore vëllai i tij, Altin Barlika.

Për pasojë janë arrestuar të dy adoleshentët, Altin Barlika, dhe Rasim C.

Top Channel