Fier, krimi ekonomik sekuestron mijëra euro e dollarë

18/03/2017 00:00

Policia e Fierit ka sekuestruar disa shumë të konsiderueshme në valutë të shoqërisë “BP-2014”, e cila dyshohet për pastrim parash.

Sekuestro e vendosur nga sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit ka bllokuar 110 mijë euro, 2.8 mln lekë dhe 245 mijë dollarë të depozituara nga ortakët e shoqërisë, shtetasit me inicialet B.Ç. dhe D.C.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqerie dhe përfaqsuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale.

Top Channel