Raporti i DASH për kanabisin, Luan Rama: Alarmante, duhet reagim

17/03/2017 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe me përgjegjshmëri të institucioneve përkatëse.

“Situata e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri, dramatike. LSI ka apeluar për rëndësinë që merr lufta e vendosur kundër trafikuesve të drogës. I bëj thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjshmëri, pa demagogji. Më e pakta ka munguar reagimi i duhur nga ana e institucioneve. Në këto kushte alarmi duhet të japim një reagim konkret”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

Nga selia e LSI, Luan Rama rikonfirmoi se ndryshimet në qeveri nuk janë kërkuar nga forca e tij politike.

“LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë. Është një e drejtë Kushtetuese e kryeministrit, ne e respektojmë”, u shpreh Luan Rama.

Top Channel