Plagos dy vëllezër me armë zjarri, arrestohet 16-vjeçari

17/03/2017 17:15

Dy vëllezër mbetën të plagosur me armë zjarri në Bathore, pas një sherri për motive banale mes adoleshentëve.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa vëllezërit Barlika, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, janë plagosur nga një 16-vjeçar, i cili është vënë në pranga menjëherë nga policia.

Vëllezërit e plagosur ishin konfliktuar më herët me autorin dhe pasditen e së premtes kishin lënë takim për tu sqaruar.

Në vendngjarje policia gjeti një pistoletë dhe një armë gjahu.

Top Channel