Qumësht me “urgjencë” për beben në tren

16/03/2017 00:00

Ministria indiane e Hekurudhave është bërë heroi i mediave sociale në këtë vend pas shumë përgëzimeve që mori për gjestin e saj vërtetë unik. Pas një mesazhi alarmues nga një prej trenave, ministria ndërhyri me shpejtësi dhe siguroi qumësht për një foshnje të uritur.

Anaga Nikan, një prej pasagjerëve në tren, vuri re një nënë të shqetësuar që po kërkonte qumësht për vajzën e saj të vogël, por në tren nuk mund të gjente. Kështu që Nikan i dërgoi një foto në Twitter Ministrisë së Transporteve, ku i kërkonte që të ndihmonte familjen në nevojë.

Në Indi dihet gjerësisht se kjo ministri është shumë aktive në Twitter dhe në të shkuarën ka ndihmuar mjaft pasagjerë në telashe. Edhe në këtë rast, reagimi i ministrisë ishte i menjëhershëm. Pak minuta pas mesazhit për ndihmë, ministria u përgjigj në Twitter duke i kërkuar nënës së shqetësuar që të zbriste në stacionin e radhës, ku e priste qumështi për foshnjen e saj.

Me mijëra indianë që morën vesh për ngjarjen nxituan të shprehin përgëzimet e tyre për ministrinë, në një vend ku telashet nuk kanë të sosur dhe zakonisht përgjigjja e autoriteteve lë për të dëshiruar.

Top Channel