Gramsh, arrestohet kryeplaku i fshatit

14/03/2017 00:00

Kryetari i fshatit Gribë në njësinë administrative Kukër në rrethin e Gramshit u ndalua nga uniformat blu me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Albert Veliu, 37 vjeç, akuzohet nga sektori kundër krimeve narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë së Elbasanit.

Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë në cilësinë e kryeplakut të fshatit nuk ka kallëzuar në organet kompetente mbi kultivimin e bimëve narkotike në zonën e tij.

Top Channel