“Shullazi” s’ka avokat, dështon vazhdimi i dëshmisë së Ylvi Beqjas

13/03/2017 00:00

I është rikthyer sërish odisesë së shtyrjeve procesi i ballafaqimit mes Emiliano Shullazit dhe Ylvi Beqajt.

Edhe avokatja kryesisht e gjetur nga Krimet e Rënda, Valentina Teodoresku e ka lënë në “baltë” drejtësinë.

Avokatja kryesisht, e cila në një seancë të mëparshme përfaqësoi të dyshuarit, nuk u paraqit në seancën e radhës për shkaqe të panjohura.

Pritej që procesi të vijonte me pyetjen e dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja, i cili të premten dha  dëshminë e tij në gjykatë duke treguar se si e kishte njohur Shullazin dhe se si me rekomandimin e një avokati ai kishte negociuar me të, që të zgjidhte konfliktet gjyqësore për pronësinë e ish-“Vollgës”.

Nga ana tjetër pritej që në gjykatë të paraqitej në një proces tjetër edhe një dëshmitar i kërkuar nga mbrojtja, proces i cili dështoi. Për Sinan Topin avokatët duan të bëjnë sigurim prove, siç edhe po tenton të bëjë edhe Prokuroria me Ylvi Beqajn.

Dëshmitari Sinan Topi ka rrëfyer kundër Ylvi Beqajt, pasi  sipas tij i ka marrë një borxh të konsiderueshëm, veprim ky që në këndvështrimin e mbrojtjes e bën Ylvi Beqajn një dëshmitar të pabesueshëm për drejtësinë.

Top Channel