Plagoset me armë një 24-vjeçar në Bathore

13/03/2017 00:00

Një 24-vjeçar i plagosur me armë zjarri është dërguar në spital nga babai i tij gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës.

Mësohet se personi i plagosur është shtetasi me inicialet D.Ç, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa bën të ditur se paraprakisht dyshohet se ky person mund të jetë vetëplagosur.

Top Channel