Dorëzoi mandatin, çështja e Prengës rikthehet në gjykatën e Kurbinit

13/03/2017 00:00

Dosja e ish-deputetit Armando Prenga pritet të transferohet në Gjykatën e Kurbinit, për shkak se ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati dhe Gjykata e Lartë nuk është më kompetente për gjykimin e tij.

Por ndërsa ky vendim pritej të shpallej nga Kolegji Penal këtë të hënë, Gjykata e Lartë konstatoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ja ka përcjellë ende dorëheqjen nga mandati Kolegjit Penal të kësaj gjykate. Çka solli edhe shtyrjen e procesit.

Ndërsa procesi u shty për në datën 27 mars, njëri nga personat e kërkuar nga gjykata si dëshmitar, Gjergj Cali deklaroi se Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka dhënë një vendim edhe për çështjen e lagunës së Patokut për të cilën ndodhi edhe konflikti me familjen Cali.

Në dhomën e këshillimi, një kolegj administrativ, ka vendosur të pezullojë dy vendime të gjykatave të shkallëve më të ulëta, të cilat i hiqnin të drejtën familjes Prenga për të administruar lagunën.

Aktualisht rekursi në themel i familjes Prenga nuk është shqyrtuar ende, ndërkohë që gjykata ka pranuar masën e pezullimit deri sa të shprehet përfundimisht për dosjen.

Top Channel