Gramsh, sekuestrohen 12 kg kanabis

12/03/2017 08:25

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 12 kg kanabis sativa si dhe ka arrestuar një person si zotëruesin e lëndës narkotike.

Në pranga është vënë 37-vjeçari Lefter Sela, banues në fshatin Gribë të Gramshit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg kanabis.

Top Channel