Vlorë, Forcat Detare gjejnë një gomone 

11/03/2017 00:00

Forcat Detare kanë gjetur një gomone pranë ishullit të Sazanit, e cila dyshohet të ketë pako me lëndë narkotike.

Anija P-02 po kontrollon zonën lidhur me personat që kanë braktisur mjetin lundrues.

Forcat detare kanë vënë në dijeni policinë e cila po vijon hetimet e mëtejshme.

Vetëm në dy ditë ky është rasti i tretë që gjendet një gomone në zonën e Vlorës. Të premten, një mjet lundrues u gjet në zonën e Petroliferës, dhe një tjetër në pyllin e Akërnisë, të dyshuara se përdoreshin për transport të lëndëve narkotike.

Top Channel