Rossmann & Lala po vijon uljen e çmimeve drejt kategorive të tjera! 30 shtëpi në fshatin Togëz te Librazhdit, pësuan dëmtime të konsiderueshme gjatë ndërtimit të hidrocentralit të Rrapunit.
Tunelet ku kalojnë tubacionet janë fare pranë banesave dhe gjatë shpërthimeve për ndërtimin e tyre shtëpitë pësuan çarje, disa prej të tyre janë bërë të pabanueshme.
Edhe pse u bënë verifikimet e dëmevë dhe banorëve ju premtua dëmshpërblim, tashmë pas 3 vitesh akush nuk kujtohet për këtë gjë.
Ndërtimi i hidrocentralit mbi përroin e Rrapunit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore. Rrjedha e këtij përroi nuk përballon nevojat e hidrocentralit ç’ka bën që kompania herë herë të bllokojë krejt rrjedhën e tij duke shkaktuar ngordhjen e gjallesave dhe dëmtimin e bujqësisë pasi disa fshatra vadisin tokat nga uji i këtij përroi.
Top Channel