Pas vizitës mjekësore pacientët nuk marrin më recetë në dorë, por në mënyrë elektronike. Mjeku e kalon atë në sistem dhe çdo farmacist, i cili punon në një subjekt që ka kontratë me Fondin e Sigurimeve e gjen në sistem.
Pas Chek-up, Zhaneta ka zbuluar disa sëmdunje, si çrregullime ritmike, hipertension, diabet, etj. dhe mjekja e saj i ka përshkruar katër diagnoza me një listë të gjatë medikamentesh për kurimin e secilës.
Sipas Mjekes Shiroka, receta elektronike ka krijuar shumë lehtësira, por mbi të gjitha e mbron mjekun pasi në sistem mund të konsultohen me listen e medikamenteve për çdo diagnozë.
“Sistemi e ruan dhe e mbron mjekun nga keqpërdorimi i barnave apo abuzimi me to. Ndodh në disa raste, sidomos në rastet kur pacientit i duhet të paguajë vetë ose për xhepin e tij rëndon barna e rimbursimit, ai nuk e ekzekuton, ose ekzekuton një pjesë të limituar të barnave të përshkruara. Në recetën elektronike, mjeku arin të kontrollojë nëse pacienti e ka ekzekutuar recetën apo jo”, thotë mjekja Bruna Shiroka.
Pas mjekes, e shoqëruam Zhanetën në farmacinë më të afërt, për të ekzekutuar recetën, e cila në dorë ka vetëm një letër me katër kode dhe kartën e saj të shëndetit, me të cilën është pajisur pasi ka bërë sigurim vullnetar.
Farmacistët thonë se hasin vështirësi vetëm kur ngadalësohet interneti, për ekzekutimin e recetës elektronike
“Çdo recetë ka kodin e vet, vendoset ID, vendoset kodi dhe del receta, ku është e shkruajtur nga mjeku çdo gjë”, na shpjegon farmacistja.
Duke përfituar nga ribursimi, Zhaneta mori një çantë me ilace, duke paguar shumë pak.
Top Channel