Vlorë, gjenden dy mjete lundruese. Dyshohen për trafik droge

10/03/2017 00:00

Dy mjete lundruese janë ndaluar nga policia e Vlorës vetëm në 24 orët e fundit, të cilat dyshoheshin se përdoreshin për trafik të drogës.

Mjeti i parë lundrues, një skaf plastik, pa emër, me gjatësi 7.5m dhe gjerësi 2.2m, me dy motora të fuqishëm dyshohet  se ka ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy italianë, të cilët porsa kanë parë Policinë kanë  fshehur  mjetin në krah të kalatës së Petroliferës dhe janë larguar.

Vijon puna për kapjen e tyre duke forcuar kontrollin ne dalje nga Porti si dhe ne zonën përrreth.

Mjeti i dyte është konstatuar gjatë kryerjes së shërbimit nga ana patrullës së policisë kufitare në Triport, në zonën e pyllit te Akërnisë, Hidrovor është konstatuar një mjet lundrues tip skaf  i gjatë 8 m, i hipur në karelë dhe në afërsi te saj dhe një mjet tip kamionçinë.

Nga të dhënat paraprake rezulton se mjeti lundrues është në pronësi të shtetases L. Xh dhe përdorues mjeti S. Xh.

Nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm.  Vijon kontrolli i zonës si dhe puna për zbardhjen e rrethanave për të dy rastet.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel