Krim në familje, ish-dhëndri plagos vjehrrin dhe vjehrrën

10/03/2017 00:00

Krimi ka goditur sërish në familjet shqiptare, këtë herë në Ballsh ku burrë e grua janë qëlluar me armë nga ish-dhëndri i familjes.

Sipas policisë 2 persona janë plagosur me armë zjarri në një banesë në lagjen 5 shkurti në Ballsh, ndërsa autor dyshohet se është dhëndri i tyre.

2 bashkëshortet me iniciale Edmond Xhaferraj, 53 vjeç dhe Ludmilla Xhaferraj, 52 vjeçe kanë mbërritur në spitalin e Fierit me disa plagë në trup, të cilat u kanë rrezikuar jetën dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit ku ish-dhëndri i tyre  me iniciale L.S 35 vjeç dhe banues në Dukas të patosit, i ka qëlluar me automatik dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se motiv i ngjarjes ishin mosmarrëveshjet familjare, policia thotë se autori ishte ndarë nga vajza e çiftit pak kohë më parë.

Top Channel