Vendimi i Gjykatës së Tiranës: Gjuta në psikiatrik

06/03/2017 00:00

Gjykata e Tiranës vendosi shtrimin e Vladimir Gjutës në një institucion mjekësor psikiatrik për kurim të detyrueshëm.

Ky vendim u mor në bazë të rezultateve të ekspertizës mjekoligjore, e cila ka përcaktuar se Gjuta vuan nga çrregullime serioze që kategorizohen deri në papërgjegjshmëri të veprimeve.

Për këtë arsye, ai nuk u gjykua për veprat penale të largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe dhunës në familje për të cilat u ndalua nga policia.

Edhe pse ekspertët mjekoligjorë kishin kërkuar mjekim ambulant për Gjutën, gjykata e tejkaloi këtë kërkesë duke vendosur mjekim të detyrueshëm në një institucion mjekësor.

Vladimir Gjuta, ka qenë i dyshuar edhe për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm dhe për këtë arsye ka qëndruar për gati një vit në paraburgim.

Top Channel