Grabitja në pistën e Rinasit, Picari kërkon gjykim të shkurtuar

06/03/2017 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për në 13 mars seancën gjyqësore për grupin e grabitjes në pistën e Rinasit.

Shtyrja vjen pas kërkesës së një prej të pandehurve, Kujtim Picari për gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që dhe një nga avokatët ka kërkuar të njihet me dosjen.

Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë, u ndalua më 1 korrik të 2016, një ditë pas ngjarjes, bashkë me katër persona të tjerë.

Top Channel